Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se qeveria Kurti duke u frikuar se mos po bie në grackën e korrupsionit, nuk janë duke e harxhuar asnjë cent.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se kërkesa e Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është legjitime dhe se në buxhet të Kosovës ka të holla për t’i adresuar kërkesat e tyre.
“Financat publike janë për të mirën e publikut dhe jo për të mirën e mendimeve të një ministri të financave të djathtë”.
“Këto financa janë për qytetarin dhe mirëqenien e shoqërisë dhe jo për idenë obskure të dikujt atje se si duhet të menaxhohen financat publike me idenë që mos me ra në grackën e korrupsionit”.
“Këta kanë rënë në gracën e vetvetes. Duke u frikuar se mos pahiri po përfundon dikush në aferë korruptive – asnjë cent nuk e harxhojnë”.
“Këta duhet të çlirohen fillimisht nga gracka që e kanë ndërtuar vetë dhe pastaj duhet ta kuptojnë se financa publike është për publikun.
“Kërkesa e SBAShK-ut është legjitime sepse para ka në buxhet të Kosovës”.