Analisti politik Gazmir Raci: Vazhdimi i grevës është i pakuptimtë

Analisti politik Gazmir Raci: Vazhdimi i grevës është i pakuptimtë

Analisti politik Gazmir Raci, tha se vazhdimi i grevës është i pakuptimtë.

Raci në Rubikon në Klan Kosova tha se qeveria i ka bërë dy lëvizje në drejtim të zgjidhjes kësaj situate.

Ai theksoi se sindikata do të duhej të angazhohej dhe të kontribuonte në propozimet për Projektligjin për paga.

“Për mendimin tim është e pakuptimtë vazhdimi i grevës. Tashmë jemi në javën e tretë. Pse është e pakuptimtë dhe qeveria i ka bërë dy lëvizje në drejtim të ofrimit të zgjidhjeve. E para ishte rritja në kuadër të pakos kundër inflacionit me 50 euro dhe e kemi Projektligjin e përfolur me muaj të tërë i cili është edhe në diskutim publik. Sindikata tashmë duhet të angazhohej në këtë drejtim që me komente që të kontribuonte në atë Projektligj, ose edhe të shfrytëzonte këto lidhjet që i ka sindikata me disa parti politike që të propozonte plotësim-ndryshime” – tha Raci.

Related Articles