Analizat definitive për të helmuarit në Deçan, Ramadani: S’kemi gjetur kontaminim të ujit

Analizat definitive për të helmuarit në Deçan, Ramadani: S’kemi gjetur kontaminim të ujit

Qindra banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, ku dyshohej se kjo gjendje u erdhi nga uji i pijes.

Mirëpo, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se deri më tani nuk kanë gjetur kontaminim të ujit.

Zëvendësministrja e ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha lajmi i mirë është se të gjithë qytetarët e trajtuar ditën e djeshme janë liruar në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnje referim per hospitalizim

“Në mëngjes jemi njoftua për rastet, prej mëngjesit MSh-ja ka reaguar në lidhje me rastin. Sipas informacioneve rreth 400 qytetarë kanë parë simptoma të ngjashme. Nga ankesat  e qytetarëve, është dyshuar se faji ka qenë te uji. Lajmi i mirë është se qytetarët nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim dhe gjendja e tyre është mirë. Mostrat bakteriologjike të ujit në fshatra janë marr. IKSHPk-ja po punon për të zgjidhur këtë ngjarje. Unë jam këtu për të siguruar që MSh-ja do të jetë këtu deri në eliminimin e problemit”.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha se të gjitha pistat janë të hapura mirëpo deri më tani nuk gjetur kontaminim të ujit.

“Posa kemi marr informata gjatë gjithë ditës jemi marr me menaxhimin e situatës. Kemi marr mostrat nga rrjeti i ujësjellësit. Janë dërguar në Institutin në Pejë dhe menjëherë kanë rezultuar sipas udhëzimit administrativ. Janë marrë gjashtë mostra të ujit në fshatrat respektive, në secilin fshat mostrat janë dërguar në laboratorin e higjienës në Pejë. Brenda 24 orëve të para, në dy mostrat që janë marrë në Gramaçel dhe Gllogjan shfaqen disa baktere të dyshimta. Gjatë punës në terren nga informatat e familjes të cilët kanë përdorur ujin e njëjtë kemi parë se nuk kanë pasur probleme. Në anën tjetër kemi marr informata që njerëzit që nuk kanë pasur kontakt me ujin kanë pas probleme të njëjta. Hulumtimet në terren vazhdojnë. Analizat definitive presim brenda 24 -48 orëve të ardhshme”

“Të gjitha pistat janë të hapura, mund të jetë edhe virus viral. Por nuk mund të konstatojmë asgjë. Deri tash nuk kemi gjetur kontaminim të ujit”.

Related Articles