Ancelotti: Cristiano Ronaldo është temë e mbyllur

Ancelotti: Cristiano Ronaldo është temë e mbyllur

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në konferencë për shtyp para ndeshjes me Levanten është pyetur për Cristano Ronaldon, por është përgjigjur shpejtë duke thënë është temë e mbyllur.

Italiani mbetet i fokusuar te ndeshja kundër Levantes, që është në program këtë të diel.

“Cristiano Ronaldo te Real Madridit? Është temë e mbyllur”, ka thënë shkurt Ancelotti.

Trajneri tutje foli për ndeshjen e radhës, duke thënë se skuadra duhet të bëjë njëjtë siç bëri ndaj Alaves, ndërsa nuk është aspak e shpërqendruar nga afati kalimtar.

“Unë e shoh ekipin mirë. Grupi është i fokusuar e nuk e kemi mendjen se çfarë ndodh në afatin kalimtar. Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, sepse skuadra ime është shumë e fortë”, deklaroi ai.

“Kjo skuadër mund të luftojë për gjithçka. Kemi shumë lojtarë kryesorë, është ekip plot “yje”. Titujt fitohen kur “yjet” punojnë për ekipin”, deklaroi ai.

Related Articles