Kampioni e nis me fitore bindëse, shkëlqejnë transferet e reja

Kampioni e nis me fitore bindëse, shkëlqejnë transferet e reja

Interi e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në Serie A. Kampioni në fuqi i Italisë triumfoi 4:0 ndaj Genoas në ndeshjen e xhiros së parë.

Në këtë ndeshje shkëlqyen dy transferet e reja të zikaltërve, Calhanoglu dhe Dzeko.

Turku arriti të asistonte dhe shënonte gol brenda 14 minutave. Fillimisht ai asistoi për Skrinarin në minutën e gjashtë, më pas realizoi vet pas tetë minutave, pas asistit të Dzekos.

Arturo Vidal realizoi golin e tretë në minutën e 74-të pas asistit të Barellas, kurse Dzeko shënoi në minutën e 88-të.

Kështu, Simone Inzaghi e nis me fitore bindëse aventurën e re tek Interi, i cili prin momentalisht në tabelë me tri pikë.

Related Articles