Ancelotti është trajner i Real Madridit

Ancelotti është trajner i Real Madridit

Tashmë është zyrtare, Carlo Ancelotti është larguar nga Evertoni dhe është bërë trajneri i ri i Real Madridit.

Strategu italian është kthyer te klubi nga i cili u largua në vitin 2015 dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Ancelotti e ka blerë shkëputjen e kontratës me Evertonin, në mënyrë që të nënshkruajë me Los Blancos.

Trajneri, i cili do t’i mbushë 62 vjet këtë muaj, kthehet te Reali, ku e kishte fituar ‘La Decima’ në Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit dyvjeçar (2013-2015).

Zinedine Zidane dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Mbretërve pas sezonit zhgënjyes, në të cilin nuk fitoi asnjë trofe.

Sipas Sky Sport Italia, Ancelotti do të përfitojë gjashtë milionë euro për sezon në bazë të kontratës së re.

Kujtojmë që Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri ishin opsionet e Realit. Ky i fundit nënshkroi për Juventusin, ndërsa ish-trajneri i Interit është akoma pa punë.

Related Articles