Tek Ura e Ibrit maturantët serb hedhin fishekzjarre në drejtim të Policisë së Kosovës

Tek Ura e Ibrit maturantët serb hedhin fishekzjarre në drejtim të Policisë së Kosovës

Një incident ka ndodhur ndërmjet policisë së Kosovës dhe disa maturantëve tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.



Një grup maturantësh serbë nga veriu i Mitrovicës, me flamuj të Serbisë në duar, kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve.

Nga pamjet e siguruara shihen veprimet e një grupi nxënësish që hedhin fishekzjarre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka sqaruar situatën.

“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai për Gazetën Enigma.

“Mënyra e festimit nuk korrospondon me norma shoqërore, ne për këtë arsyje i marrim veprimet kundërvajtëse ndaj tyre” tha ai.

Ndërkaq, në pamjet që kanë rrjedhur në internet shihet turma agresive e maturantëve serbë duk hedhur fishekzjarrë, të cilët pastaj largohen.

E fundit⬇️Dhjetëra të rinj serb dynden tek ura e Ibrit, në tentim për të kaluar Policia e Kosovës dhe Kfor-i Italian…Posted by Mitrovica SOT on Tuesday, June 1, 2021

Related Articles