Ancelotti kandidat për ta drejtuar Manchester Unitedin

Ancelotti kandidat për ta drejtuar Manchester Unitedin

Manchester United është duke kërkuar zëvendësuesin e trajnerit Ralf Ragnick para përfundimit të sezonit aktual, pasi që gjermani do ta drejtoj klubin anglez vetëm deri në fund të këtij stinori.

Në listë për të marr drejtimin e Unitedit përveq disa emrave të njohur të futbollit europian së fundmi është lakuar edhe emri i Carlo Ancelotti-t, i cili aktualisht e drejton Real Madridin.

Trajneri Italian është nën presion në kryeqytetin spanjoll pas paraqitjes së dobët të skuadrës së tij në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Bëhet e ditur se skuadra angleze e ka prioritet Mauricio Pochettinon, por në rast se dështon argjentinasi, atëherë Ancelotti shihet si opsion.

Në garë të ngushtë është edhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag. /GazetaEnigma/

Related Articles