Andi Zeqiri është bërë protagonist për Brighton në Angli.
22-vjeçari ka arritur të shënojë golin e dytë në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Cardiff City, sfidë të cilën Brighton e fitoi 2-0.
Sulmuesi ka arritur të finalizojë me sukses një aksion të bukur të skuadrës së tij, duke lëshuar një diagonale të ulët, e cila u bë e pakapshme për portierin kundërshtar.
Ky është goli i parë i Andi Zeqirit në një ndeshje zyrtare për Brighton.
Sulmuesi ka hasur vështirësi për të gjetur hapësira dhe shpresojmë që ky gol t’i ketë rikthyer besimin në vete.