Lindin dy afgane në bazën ajrore amerikane në Gjermani

Lindin dy afgane në bazën ajrore amerikane në Gjermani

Sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby ka bërë të ditur se përveç një foshnje të lindur në një aeroplan evakuimi C-17 në Afganistan, dy foshnje të tjera afgane lindën menjëherë pasi u ulën në Bazën Ajrore të Ramstein në Gjermani.

Kirby ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjeve dhe nënave.

“Më thanë që nënat, baballarët dhe foshnjat janë të gjithë mirë dhe të shëndetshëm dhe të gjithë duken mirë atje, dhe nëse mund të marrim më shumë informacion mbi këtë, do të jem në gjendje ta siguroj atë pak më vonë”, tha Kirby.

Ai shtoi se nuk e dinte nëse foshnjat e lindura në bazën ajrore amerikane konsideroheshin qytetarë amerikanë, afganë apo gjerman.

Komandanti i Komandës së Transportit të SHBA, gjeneral Steve Lyons, u tha gazetarëve gjatë një konferencë shtypi se të paktën tre foshnje kanë lindur gjatë operacioneve të evakuimit nga Afganistani.

C-17 ku lindi foshnja u ul në Bazën Ajrore Ramstein nga Doha, Katar. Ndryshe, baza është shfaqur si një pikë kryesore tranziti për të evakuuarit nga Afganistani. 

Related Articles