Andin Lokaj pasi policia e ndaloi Agim Ademin: Ta arrestoni 2-3 ditë pare loje, në botë nuk ka kështu

Andin Lokaj pasi policia e ndaloi Agim Ademin: Ta arrestoni 2-3 ditë pare loje, në botë nuk ka kështu

Komentatori i njohur Andin Lokaj mendon se arrestimi i të parit të FFK-së, Agim Ademit, nuk do ta pengojë aspak kombëtaren e Kosovës për të pasur sukses ndaj Izraelit.

Ademi u dërgua në mbajte për 48 orë pasi akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i Besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Lidhur me këtë, Nacionale ka kontaktuar komentatorin e njohur Andin Lokaj, i cili tha se kjo nuk do të ndikojë te “Dardanët” para këtyre ndeshjeve.

Jo nuk ndikon sepse kombëtarja nuk luan as për mua as për individë, por për një komb dhe shtet në tërësi”.

Ekipi është në top formë, lojtarët janë si kurrë më parë të motivuar, janë duke kaluar momente fantastike në ekipet e tyre me të cilat kanë kontrata tanimë stabile, dhe kjo ka shumë rëndësi”.

Lojtarët janë profesionistë dhe pjesën e tyre të punës e kryejnë në terren. Kjo pjesa tjetër që po ndodh është mënyra më e keqe për të njollosur një punë të vështirë që është bërë dhe mënyra është e tmerrshme ngase po ndodh 2-3 ditë para ndeshjes së parë, kështu në botë nuk ka”, tha ai.

Related Articles