Ndonëse sot në orën 16:00 pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ministrat dhe pjesëtarët tjerë të ekzekutivit që kanë fitur votat për të qenë deputet duhet të japin dorëheqje, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka theksuar Hykmete Bajrami nga LDK, duke u thirrur në Ligjin për Qeverinë i miratuar në vitin 2022.
“Dje KQZ-ja ka njoftu se sot në ora 16:00, i certifikon zgjedhjet Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1. e Ligjit 08/L-117 për Qeverinë, ligj ky i miratuar në vitin 2022. Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve” – ka shkruar ajo. / Gazeta Enigma.