Anëtari i Kryesisë së OVL-së sulmon zyrtarin policor, arrestohet

Anëtari i Kryesisë së OVL-së sulmon zyrtarin policor, arrestohet

Të shtunën në mbrëmje, rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arrestuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, raporton Gazeta “Enigma”.

Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

Lajmin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyrës zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë”, tha ai.

Tutje ai njoftoi se rasti është nën hetime/Gazeta Enigma.

Related Articles