Angela Merkel merr ofertë pune nga Nju Jorku

Angela Merkel merr ofertë pune nga Nju Jorku

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila prej 16 vitesh shënoi jo vetëm zhvillimin e vendit të saj, por edhe të Evropës, mori një ofertë pune nga Nju Jorku.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ofroi Merkelit të ishte pjesë e një ekipi këshillues të nivelit të lartë në organizatën botërore.

Agjencia DPA, duke iu referuar burimeve diplomatike në OKB, siç raportojnë mediat gjermane, i ofroi Merkelit presidencën e organit për të mirat publike globale, nga e cila potencialisht duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët e botës.

Guterres i dërgoi një ofertë Merkelit në një letër. Megjithatë, selia e OKB-së në Nju Jork vlerëson se ka pak mundësi që Merkel ta pranojë ofertën.

Merkel nuk është përgjigjur deri më tani dhe përfaqësuesit e OKB-së nuk duan të bëjnë një deklaratë zyrtare për ofertën. Trupi i të mirave publike globale është një projekt i Guterres që është pjesë e reformës së OKB-së.

Në raportin e tij mbi reformën e OKB-së vitin e kaluar, ai njoftoi se do t’u bënte thirrje ish-kryetarëve të shteteve dhe qeverive të krijojnë një listë globale të të mirave publike dhe fusha të tjera me interes të përbashkët ku qeverisja duhet të përmirësohet.

Related Articles