Me rritjen e rasteve pozitive, rritet edhe numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-COVID

Me rritjen e rasteve pozitive, rritet edhe numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-COVID

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë shqiptuar 473 tiketa në bazë të Ligjit për mbrojtje nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në krahasim me raportin 24-orësh të ditës së kaluar, vërehet rritje e numrit të tiketave të shqiptuara kundër atyre që shkelin rregullat anti-COVID.

Dje bëhet e ditur se janë shqiptuar vetëm 353 tiketa.

Kjo rritje e dënimeve vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit me variantin e ri, Omicron.

Related Articles