Anglia fiton me shumë mund miqësoren ndaj Rumanisë

Anglia fiton me shumë mund miqësoren ndaj Rumanisë

Anglia ka triumfuar me mjaft mund përballë Rumanisë në miqësoren që përfundoi 1-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse rastet për të dyja ekipet nuk munguan. Ishte minuta e 68-të, kur përmes një penalltie, Marcus Rashford e kaloi Anglinë në epërsinë.

Anglezët kishin shansin që të shënonin edhe golin e dytë, mirëpo Jordan Henderson (78’), dështoi nga pika e bardhë. Kujtojmë se në fazën e grupeve të Euro 2020, Anglia gjendet në atë D, së bashku me Republikën e Çekisë, Kroacinë dhe Skocinë. 

Related Articles