Anglia ka triumfuar ndaj Çekisë të martën mbrëma në Wembley me rezultatin 1:0, duke përfunduar kështu në pozitën e parë në Grupin D të Euro 2020.
Raheem Sterling në minutën e 12-të realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Sterling realizoi nëntë minuta pasi që qëlloi shtyllën.
Anglia kishte më tepër raste e posedim.
Anglia ka përfunduar në krye me 7 pikë pas tri ndeshjeve, Çekia ndërkohë ka dal e treta me 4 pikë, me sa ka përfunduar edhe Kroacia. Por të dyja kanë siguruar kalimin në fazën nokaut po ashtu.