Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e Grupit B në Kupën e Botës ndërmjet Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Iranit.
“Tre Luanët” janë në avantazh 3:0 pas 45 minutave të para ndaj Iranit në stadiumin “Khalifa International Stadium”.
Gjyqtari kryesor i përballjes dha 14 minuta lojë shtesë në pjesën e parë, për shkak të një lëndimi të rëndë të portierit iranian që u desh të zëvendësohej.
Ai u përplas kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij. Ndodhi ajo në minutën e tetë.