Ankohen dy familje në Gjilani, plumbat qorr ua dëmtuan tarracat

Ankohen dy familje në Gjilani, plumbat qorr ua dëmtuan tarracat

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy familje janë ankuar pasi nga plumbat qorr u janë dëmtuar tarracat e banesave të tyre mbrëmjen e së premtes.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Lumbardhi” në Gjilan.

“Rr. Lumbardhi, Gjilan 31.12.2021 – 19:00. Dy ankuesit meshkuj  kosovarë ka informuar se nga plumbat qorr, u janë dëmtuar tarracat e banesave të tyre”, thuhet në njoftim.

Të premten qytetarët kanë festuar ndrrimin e motive.

Nga organet e rendit është bërë thirrje që të mos festohet me armë.

Related Articles