Antidroga gjen dhe asgjëson 300 bimë kanabisi në malet e Gjakovës

Antidroga gjen dhe asgjëson 300 bimë kanabisi në malet e Gjakovës

Antidroga bashkë me njësitë përkatëse kufitare, pas një plani operativ në një zonë të thellë malore në komunën e Gjakovës, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, shkruan Enigma.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është gjetur një parcelë ku ishin të mbjellura rreth 100 bimë të ndryshme narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.

Njoftimi:

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet e policisë kufitare nga DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, gjatë implementimit të një plani operativ, pas një pune operative dhe hetimore, me datën 04.09.2024, në një zonë të thellë malore në komunën e Gjakovës, e kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Lidhur me operacionin policor njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me Njësinë e Antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur një parcelë, në të cilën kishin qenë të mbjella rreth 100 bimë të dyshuara narkotike (të llojit kanabis sativa) me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.

Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve
narkotike në vendin e ngjarjes.

Meqenëse zona ndodhet afër kufirit është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

Lidhur me rastin është komunikuar Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe është hapur rasti i cili i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore.

Related Articles