Kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalë me propozimin që kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit.
Siç njoftohet në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.
Kryesia e LDK-së javë më parë ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të tetë komunave:
Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;
Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;
Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;
Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;
Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri;
Kujtojmë LDK aktualisht qeveris në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë.