Anulohen tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Anulohen tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar të enjten se ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë euro, që lidhen me punët nëpër stadiume, raporton Gazeta Enigma.

Tenderët që janë anuluar janë ai për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë me vlerë të parashikuar 19 milionë euro, tenderi për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan me vlerë 15 milionë euro si dhe ai për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë me vlerë të parashikuar të kontratës 3 milionë euro.

Ministria, teksa ka njoftuar për anulimin e këtyre aktiviteteve, ka theksuar se “ato janë vendosur gabimisht meqë janë në fazën e vlerësimit”.

Tek njoftimi për anulimin e tenderit për stadiumin e Pejës thuhet se “Ky njoftim është njoftim gabimisht i vendosur pasi që procedura në fjalë është procedurë në fazën e vlerësimit (respetkvisht procedura Punë ndërtimore për zbatimin e projekteve të hollësishme [zbatuese kryesore] për ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në Prizren dhe në Vushtrri, në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA me numër 207-24-12176-5-1-1 dhe 207-24-123-5-1-1 respektivisht LOT 2. Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor] të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e Stadiumit të ri në Pejë, në përputhje me Kategorinë III plus të rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA në vlerë financiare të parashikuar 19milionë Euro)”.

“Kjo njoftim është njoftim gabimisht i vendosur pasi që procedura në fjalë është procedurë në fazën e vlerësimit (respetkvisht procedura Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor] të rregullimit hapësinor, të arkitekturës dhe inxhinierisë, për rindërtimin dhe përshtatjen [ri-konfigurimin] e Stadiumit ne Gjilan, në përputhje me Kategorinë IV të rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA me numër 207- 24-8996-5-1-1 dhe 207-24-079-5-1-1)”, është arsyetimi për anulimin e tenderit për stadiumin e Gjilanit.

Në shtator të vitit 2023, Ministri Hajrulla Çeku kishte thënë se janë zotuar për 15 milionë euro për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit dhe se procedurat për zbatimin e projektit do të fillonin menjëherë.

Related Articles