Anulohet konkursi për kryeshef të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Anulohet konkursi për kryeshef të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.

Burime të indeksonline bëjnë të ditur se vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Shtatë kandidatë u ftuan në intervistë për këtë pozitë, në konkursin e shpallur më 18 tetor të këtij viti.

Konkursi është anuluar sot, një ditë pas intervistimit të kandidatëve

Related Articles