Anulohet Samiti në Bosnje ku pritej të marrë pjesë Kurti

Anulohet Samiti në Bosnje ku pritej të marrë pjesë Kurti

Konfirmimi i pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në një samit në Bosnje e Hercegovinë bëri bujë në këtë vend, me vetë kryetarin e Republikës Sërpska që reagoi duke thënë se nëse Kurti vjen, “gjërat do të komplikohen ndjeshëm”.

Megjithatë, ky Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian u anulua sot.

Ani se samiti u anulua, nga Qeveria thanë se Kurti prapëseprap do të shkojë në Bosnje, ku do të takohet me përfaqësues politikë e po ashtu do të marrë pjesë në një organizim të një organizate joqeveritare. 

“Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnjë dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej më datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve, të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar. Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare ‘Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99’”, thuhet në njoftim.

Related Articles