Shqiptarja Anxhela Bregu, koordinatore në Drejtorinë e Teatrove në Ankara, ka zbuluar në një intervistë për Euronews Albania se shifra reale e viktimave në Turqi po fshehet.
Ajo u shpreh se sipas llogarive do të ketë më shumë persona që do të shpallen të zhdukur.
“Më vjen keq që po e them, por numri i viktimave nuk është ky. Është e pamundur sepse në orën 4 të mëngjesit të gjithë janë në gjumë, po flasim për një tokë ku janë të paktën 13 milionë e gjysmë popullsi, që duken të regjistruar. E zëmë sikur 3 milionë e gjysmë kanë ikur në qytete të tjera, 10 milionë popullsi është aty”, u shpreh Bregu.
Ajo u shpreh se edhe sikur 6 mijë ndërtesa të jenë shembur, të paktën 10 njerëz kanë qenë brenda duke fjetur.
“Më vjen keq, nuk dua që këto numra të jenë të vërteta, por me një matematike të thjeshtë e bën llogarinë”, theksoi Bregu.