“Apo jep ti dorëheqjen apo të shkarkoj unë”- Nol Dedaj tregon se u thirr në zyrë nga Artane Rizvanolli dhe i’u kërkua dorëheqja

“Apo jep ti dorëheqjen apo të shkarkoj unë”- Nol Dedaj tregon se u thirr në zyrë nga Artane Rizvanolli dhe i’u kërkua dorëheqja

Ish-kryesuesi i Bordit të Trainkos, Nol Dedaj, në një intervistë ka dhënë detaje të panjohura më parë për publikun rreth shkarkimit të tij nga ky post.

Dedaj tregon se si u thirr në zyrë nga Ministrja dhe i’u kërkua të japë dorëheqjen.

Ai tha se e njëjta i kishte thënë “apo jep dorëhqjen ti apo të shkarkoj unë”.

“Unë nuk e kam nënshkruar shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv, kam parimet e mija, por për fatim të mirë atë javë kam qenë në Mal të Zi. Pas ardhjes time në Prishtinë  shoh  që ishte çrregulluar sistemi i Bordit. Na thirri Ministrja dhe mu gjuajt mua, pse nuk kemi punud he të hyrat financiare. Unë i tregova se e dini ju gjendjen si është dhe për me dalë prej gjendjes së tillë e vetmja mënyrë janë donacionet dhe investimet në makineri teknike. Në fund i nxorri jashtë të tre anëtarët e Bordit dhe e kishin përgatit shkarkimin tim dhe po ma bën një ofertë të bukur Ministrja “apo jep dorëhqjen ti apo të shkarkoj unë”. Aty eskaloi pak situata, sigurisht që nuk jap dorëheqje sepse nuk e ndjej veten absolutisht fajtor edhe për gjendjen  e kompanisë edhe për punën time që e kam kry për këto 7-8 muaj. Unë e kam prit shkarkimin, jam apolitik, nuk kam asnjë pozicion në parti politike. Mua më vjen keq prej kryeminsitrit që edhe kësaj radhe është paraqi mashtrues me konkursin që e ka hap” tha Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Dedaj tregon se e kishte gjetur këtë ndërmarrje në gjhendje të rëndë financiare.

“Unë e kam gjetur Trainkos në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë financiare dhe e kam lënë në një gjendje të rëndë. Gjendja në Trainkos është kështu për shkak se është mbyllur linia Fushë Kosovë-Shkup për jomenaxhimit të mirfilltë të kontratës me skompanisë dhe Qeverisë. Aka patur mundësi tjetër, sigurisht që po. Ka patur mundësi që në mënyrë parciale çdo segment duke u ndërtu dhe transporti i mallrave mos me u ndal dhe pastaj me u fillu tuneli. Ata kanë fillu tunelin dhe totalisht është ndërprerë transporti edhe i udhëtarëve edhe i mallrave .Sot funksionon vetëm transporti i udhëtarëve Prishtinë-Pejë, edhe ai transport kostoja e tij më shumë ka shpenzime se sa fitim” tha Dedaj për “Gazeta Blic”

Related Articles