Arben Gashi jep versionin e tij për përleshjen me Saranda Bogujevcin

Arben Gashi jep versionin e tij për përleshjen me Saranda Bogujevcin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka dhënë versionin e tij mbi zhvillimet e sotme në Kuvend, ku pati një përplasje midis Gashit, kryesueses së seancës, Saranda Bogujevci dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, ai ka ndërhyrë pasi ministri Murati i ka kërkuar Bogujevcit që mos ta lejojë opozitën të flasë.

LEXO EDHE: “Ti po ma çon gishtin mu a” – tensione ndërmjet Muratit, Bogujevcit e Arben Gashit

“E vërteta është që ministri i Financave ju drejtua kryesuese që të mos ua jep fjalën deputetëve dhe më tha mu që s’keni me fol. Ashtu ndodhi. Kryesuesja e seancës i mori urdhrat dhe nuk la debat dhe nuk ua dha të drejtën e debatit dhe diskutimit për rend dite deputetëve. Është e palogjikshme dhe e paarsyeshme. Po ndodh disa herë në këtë legjislaturë dhe mendoji që po e dëmton demokracinë”, ka thënë Gashi./Gazeta Enigma.

Related Articles