“Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, e do mendjen dhe shpirtin e secilit”

“Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, e do mendjen dhe shpirtin e secilit”

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj e ka publikuar një fotografi, ku pretendon se zëvendësministri Durmishi, shihet teksa ha drekë me fituesin e tenderit të parë, raporton Gazeta Enigma.

Molliqaj ka thënë Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, por e do mendjen dhe shpirtin e secilit.

“Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit.
Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv”, ka shkruar Molliqaj.

Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit.Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s…Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, May 27, 2021

Related Articles