Muajin e kaluar Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ishte ‘kapur’ duke shkelur ligjin pasi po pinte duhan në një hapësirë ku nuk lejohet.
Pas më shumë se 10 ditësh ai ka folur për këtë. Ai nuk ka treguar nëse ka marrë ndonjë gjobë, por pirjen e duahnit e ka quajtur ves të keq duke thënë se ligji duhet të zbatohet njësoj ndaj të gjithëve.
“Po bëhet edhe ligji për duhanin, pavarësisht që kam qenë në terasë, nuk i ka plotësuar kushtet e një ambienti që duhet quajtur ambient i hapur. Natyrisht se të gjitha këto ligje edhe persona me ves kaq të keq, që fatkeqësisht e kam edhe unë, të shqiptohen gjoba edhe të bëhet ligji që do të jetë i zbatueshëm për të gjithë, pa përjashtim natyrisht” ka thënë Vitia për ‘Koha’.