Arben Zharku flet pas suspendimit nga pozita e Drejtorit të QKK-së

Arben Zharku flet pas suspendimit nga pozita e Drejtorit të QKK-së

Është suspenduar nga pozita e Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës e ka pezulluar nga detyra drejtorin e QKK-së pas kthimit të tij nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë.

I kontaktuar nga Telegrafi në lidhje me çështjen, Zharku tha se është një procedurë e zakonshme deri sa Komisioni i MKRS-së t’i trajtojë çështjet e e ngritura nga këshilli.

“Po është e vërtetë për pezullimin tim nga puna. Është procedurë normale suspendimi deri sa Komisioni i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i trajtojë çështjet e ngritura nga Këshilli Drejtues dhe të dalë me konstatim”, ka thënë Arben Zharku për Telegrafin.

Related Articles