Gjilanasja Diana Toska me “Prilli nuk e dinte” në “Zambaku … 2021”

Gjilanasja Diana Toska me “Prilli nuk e dinte” në “Zambaku … 2021”

Organizatori në përshkrimin paraprak të kandidatëve pjesëmarrës këtë edicion, ka theksuar pjesë nga të arriturat artistike të saj ndër vite, në një rikapitulim të vazhdimësisë profesionale, nga fëmijëria deri tani.

Pianistes e këngëtares nga Gjilani, Diana Toska, qysh herët në moshë i është spikatur talenti dhe dashuria për muzikën. Aktualisht është mësuese e pianos pranë shkollës së muzikës në Gjilan. Gjatë karrierës së saj si fëmijë është shpërblyer me shumë çmime në Festivale të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, ku veçohen:

  • Çmimi i parë në festivalin e parë mbarëkombëtarë për fëmijë në Ulçin;
  • Çmimi i tretë dhe çmimi i karrierës; etj,

Pos garave në këngë, Diana ka marrë pjesë në garat Ars Kosova, Pianisti i Ri, Citta di Barletta, thuhet më tej, ndërsa bëhet e ditur se në këtë edicion të festivalit “Zambaku…”, ngjitet në skenë me këngën “Prilli nuk e dinte”, me muzikë nga Veton Perolli, orkestrimi Artan Elshani e teksti nga Irena Bano.

Pianiste dhe këngëtare, Diana Toska këngëtarja nga Gjilani qysh herët në moshë i është spikatur talenti dhe dashuria për…Posted by Festivali Zambaku i Prizrenit on Saturday, July 17, 2021

Mësohet se “Zambaku i Prizrenit” si zakonisht edhe këtë herë do të ketë prurje cilësore, me emra të shquar të estradës. Deri më tani janë bërë të ditur edhe emrat tjerë të shquar pjesëmarrësish, si: Jehona Lumi, Agim Tejeci, Artan Bakia, Mariza Ikonomi, etj.

Festivalit “Zambaku i Prizrenit” këtë vit mbahet më 24 korrik në ‘Kino Lumbardhi’, ndërsa ky është edicioni i 32-te me radhë i tij.

Related Articles