Arbër Hoxha edhe njëherë e ka vërtetuar formën e mirë që po kalon këtë sezon.
Futbollisti kosovar sonte ka shënuar një ga golat për skuadrën e Slaven Belupos, në fitoren 3-1 ndaj Lokomotiva Zagrebit.
Hoxha shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 14-rë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Ky është goli i katërt për 25-vjeçarin këtë seozn në kampionatin kroat.
Kjo është fitorja e parë për Slaven Belupon pas katër ndeshjeve, duke shkuar në kuotën e 17 pikëve dhe renditet në pozitën e shtatë.