Arbër Zeneli i këput sërish ligamentet, do të operohet

Arbër Zeneli i këput sërish ligamentet, do të operohet

Reims njofton se Arbër Zeneli ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen përgatitëse të parasezonit ndaj Auxerre.



Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan edhe lëndimin e yllit kosovar.

Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të dihet se sa gjatë do të mungojë jashtë fushave të blerta.

Një lëndim të tillë mesfushori kosovar e pati në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës gati një vit

Related Articles