Ardian Nuhiu kërkon fitore ndaj Llapit

Ardian Nuhiu kërkon fitore ndaj Llapit

Në prag të ndeshjes Drita-Llapi  klubi nga Gjilani ka mbajtur konferencë për media për të dhënë njoftimet e fundit rreth përgatitjeve dhe pritshmërive nga ndeshja e xhiros së pestë.

Në këtë rast, kryetrajneri Ardian Nuhiu theksoi se do të jetë ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, prandaj skuadra gjilanase do ta trajtojë si të tillë.

“Nesër na pret ndeshje e rënfësishme dhe si të tillë do ta trajtojmë. Kundërshtari meriton respekt maksimal, kurse ne ndeshjen do ta luajmë me përqendrim dhe vlerësim në maksimum. Në dy ndeshjet e fundit skuadra na ka plotësuar shumë, qasja, serioziteti dhe mënyra se si I kanë zhvilluar ndeshjet. Besoj që edhe nesër do të kemi po të njejtën qasje, do të performojmë në formë të njejtë, të jemi kërkues dhe sigurisht do kemi edhe qasje agresive. Do të kërkojë vetëm të jemi më të qetë para portës apo edhe të kemi fatin sportive për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Nuhiu..

Optimist dhe vazhdimësi të rezultateve pozitive ka kërkuar edhe futbollisti, Ilir Blakçori.

“Nesër do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi KF Llapi ka një skuadër mjaft të mirë dhe cilësore. Shpresoj të kemi edhe vazhdimësi të lojërave të mira si deri më tani, por të kemi edhe finalizimin i cili po na mungon. Shpresoj që nesër të performojmë mirë dhe ta rikthejmë fitoren”, theksoi Blakçori.

“Gjithmonë skuadrat e ‘lënduara’ dijnë të jenë të rrezikshme e të reagojnë. Edhe ne kemi lënë dy pikë dhe kërkojë nga skuadra ime të jetë reagimi nga skuadra jnë dhe Llapi le të sheh të këndellet diku tjetër e jo nga ndeshja me ne”, ka thënë Nuhiu.

“Për dallim nga ndeshja finale për Kupë mendoj se Llapi ka shumë ndryshime, por prapë se prapë është ekip cilësore dhe duhet të kemi kujdes. Ndeshja mund të konsiderohet derbi dhe për këtë ne jemi shumë të motivuar. Kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin, momentet më të mira dhe më të vështira të kundërshtarit dhe shpresoj që nesër të shkojë sipas përgatitjeve tona”, ka deklaruar Blakçori.

Gazetarët patën pyetjet e tyre në lidhje me formën e Dritës në 4 ndeshjet e para dhe rezultatet e deritanishme.

“Realisht të vje keq për katër pikët e lëna në këto katën ndeshje, por mënyra se si jemi paraqitur e kemi zhvilluar ndeshjet nuk ka munguar dëshira. Përkundrazi, ka qenë shumë e motivuar dhe ka krijuar aq shumë raste, sidomos në ndeshjen e fundit ku vetëm në minutën e 15-të kishim 3 apo 4 raste për ta mbyllur ndeshjen. Më gëzon fakti kur sulmuesi, mesfusha apo edhe mbrojtësi merr guximin dhe del në sulm. Mua si trajneri më shqetëson kur nuk shkojmë te porta e kundërshtarit, nuk krijojmë raste atëherë shqetësohem. Momentin që krijojmë nuk mërzitëm aspak, sepse është çështje kohe kur do të fillojë të fitoj skuadra. E mira e kësaj është se jemi vetëm në fillim të kampionatit dhe ne kemi mundësi t’i rikuperojmë pikët e lëna nga ndeshja e nesërme”, ka përfunduar kryetrajneri, Nuhiu.

Për këtë ndeshje mungon futbollisti, Muharrem Jashari, i cili po vazhdon rikuperimin.

Related Articles