Ardita Sinani deklaratën e Arifit kundrejt Kamberit e quan skandaloze

Ardita Sinani deklaratën e Arifit kundrejt Kamberit e quan skandaloze

Deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, për ish-deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi se “nuk e kemi çu atje për t’u bërë avokat i Reçakut”, po cilësohet skandaloze.

Për këtë deklaratë ka reaguar ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

“Kjo kritikë e Shqiprim Arifit mbi ngritjen e çështjes së Reçakut nga ana e Shaip Kamberit në parlamentin e Serbisë, ku e kishte kritikuar mosdënimin e kryerësve dhe urdhërdhënësve të kësaj masakre ndaj shqiptarëve, është skandaloze edhe në emër privat, e lëre më në emër të qytetarëve dhe shqiptarëve të Komunës së Preshevës”, ka shkruar Sinani.

Tutje ajo ka shtuar se “është e drejtë e Shqiprim Arifit të mendoj kësisoj si person privat, por tashmë ai përfaqëson dhe flet në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Andaj, si qytetare e Komunës së Preshevës dhe si përfaqësuese e zgjedhur në Kuvendin e saj Komunal, distancohem nga pohimet e kryetarit të Komunës. Ato nuk më përfaqësojnë.”, ka shkruar Sinani në Facebook./Gazeta Enigma/

Related Articles