Argjentina bëhet kombi me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori, të gjitha të fituara nga Messi

Argjentina bëhet kombi me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori, të gjitha të fituara nga Messi

Lionel Messi fitoi mbrëmë Topin e Artë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Paris.

Ishte ky trofeu individual i 8-të i tij në karrierë, duke zgjeruar epërsinë ndaj vendit të dytë, i cili pasohet nga Cristiano Ronaldo me 5 të tillë.

Përveç tjerash, Lionel Messi tani e ka fituar Topin e Artë me Argjentinën më shumë herë se çdo vend tjetër në historinë e këtij çmimi, raporton Sinjali Sporti.

Argjentina zyrtarisht tani është bërë vendi me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori, duke e tejkaluar Portugalinë, Holandën e Gjermaninë me nga 7 Topa të Artë.

Megjithatë, e veçanta e kësaj është se të gjithë 8 Topat e Artë nga Argjentina vijnë nga njeriu i njëjtë – Lionel Messi, duke i fituar të gjitha i vetëm.

Ndërkohë 7 Topat e Artë të Portugalisë përfaqësohen nga tre futbollistë, të Holandës gjithashtu 3 futbollistë dhe të Gjermanisë 5 futbollistë.

Related Articles