Sa mund të dënohen Bislimi, Beqa, Lushtaku dhe Haxhiu që u përfshinë në përleshjen në Kuvend

Sa mund të dënohen Bislimi, Beqa, Lushtaku dhe Haxhiu që u përfshinë në përleshjen në Kuvend

Drejtori ekzekutiv i IKD’së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mërgim Lushtaku, të përfshirë në përleshjen në Kuvend, akuzohen për veprën penale “Sulm”.

Miftaraj thotë se kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

“Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku sipas aktakuzës së prokurorise akuzohen për veprën penale Sulmi, e denueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.”

Sipas tij, gjoba është 200 euro ose të akuzuarit mund të pajtohen dhe të shkojnë në ndërmjetësim duke i ikur procedurës penale.

“Zakonisht këto raste nëse vertetohet fajesia në fund përdundojnë me denime me gjobë 200 Euro. Sikurse, nëse katër të akuzuarit pajtohen mund të shkojnë edhe në ndërmjetësim duke i ikur procedurës penale.”

Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku, për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles