Arijan Ademi në histori të Dinamo Zagreb, bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje

Arijan Ademi në histori të Dinamo Zagreb, bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje

Skuadra e Dinamo Zagreb mbetët ende në garë për titull, pasi mposhti minimalisht 1:0 Varazdin në javën e 32-të në HNL-në kroate.

Në këtë takim minuta pati edhe për lojtarin shqiptar, Arijan Ademi.

Ademi u inkuadrua në lojë në minutën e 85’të pasi zëvendësoi Sucic.

Me këtë paraqitje, sulmuesi i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut shkoi në shifran e 400 paraqitjeve me fanellën e Dinamo.

Vetëm një lojtar ka më shumë paraqitje se Ademi. Ai është Drazhen Ladic, ish-portieri i Kombëtares së Kroacsë (468).

Related Articles