Kombëtarja shqiptare e futbollit është kualifikuar zyrtarisht për në Europianin e Gjermanisë 2024. Lojtarët kuqezinj kanë marrë pikën e artë në barazimin me Moldavinë që u luaj në stadiumin “Zimbru” të kryeqytetit Kishinau.
Ëndrra e miliona shqiptarëve anë e mbanë botës është bërë realitet mbrëmjen e sotme të 17 Nëntorit, duke u kualifikuar në Euro 2024 si të parët në grupin E momentalisht. Pas ndeshjes, arkitekti i kuqezinjve, Sylvinho, foli për Supersport.
“Falenderoj të gjihtë njerëzit që na kanë mbështetur dhe kanë bërë një punë fantastike. Është e bukur dhe jam krenar që jam trajner i Shqipërisë dhe ndiej pasionin dhe gëzimin e njerëzve. Kur flet Sylvino, nuk jam vetëm unë por janë të gjithë stafi. Punohet mirë nga të gjithë, ka një pasion në punën që bëjmë e cila ndihet në rezultat dhe lojë. Është fantastike.
Kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marë rezultate të mira. Futbolli nuk të jep gjithmonë atë që mëriton por ne kemi punuar mirë dhe meritojmë gjithçka. Ne do donim që disa gjëra të ishin ndryshe, por Moldavia luajti për gjithçka, ishte e vështirë. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje përveç asaj kundër nesh në Tiranë.
Afrime të reja? Dyert janë të hapura, kemi një grup të konsoliduar por kjo është puna e një kombëtareje. Jemi në pritje të lojtarëve që kanë dëshirën të veshin këtë fanellë.
Cila ishte ndeshja që besova që do të shkojmë në Europian? Isha i binidur që ishte një grup i vështirë që në fillim. Momenti vendimtar ishte pas ndeshjes me Poloninë, ku luajtëm shumë mirë dhe humbëm. Pas asaj ndeshje pati një ndryshim të lojtarëve dhe aty nisi gjithçka.
A do ta fitojmë Europianin? (Qesh) Ndeshja e ardhshme është ajo ku kemi fokusin.”