Armando Broja i jashtëzakonshëm, fiton penallti në fitoren e Southampton

Armando Broja i jashtëzakonshëm, fiton penallti në fitoren e Southampton

Armando Broja i jashtëzakonshëm, fiton penallti për Southamptonin, përmes së cilës skuadra e tij kalon në epërsi (1:2), e më pas barazohet rezultati por sërish Sauthempton shënon, edhe golin e tretë atë të fitores (2:3), shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e Southamptonit ka shënuar fitore në udhëtim te West Ham, ku protagonist ishte sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Në fakt Broja ishte pjesë e një kundërsulmi të shpejt të skuadrës së tij, nga e cila fitoi penallti.

Ai mori topin nga gjysma e fushës dhe me shpejtësi marramendëse arriti të kaloj lojtarët e West Ham, në fund u ndal në mënyrë të palejuar dhe fitoi penallti, të cilën e konkretizoi Ward Prowse.

Ja momenti:

Paraprakisht skuadra e tij ishte në avantazh dy herë, (0:1) dhe (1:2) ndërsa pas barazimit (2:2), Broja me bashkëlojtarë sërish shënojnë për herë të tretë për 2:3. Me këtë rezultat u mbyllë kjo sfidë tejet e vështirë për Sauthempton, e cila pas kësaj fitore i shmanget zonës së rrezikshme, pozicionohet me 20 pikë të tubuara.

Related Articles