Armando Duka tregon sa paguhet Sylvinho te Shqipëria

Armando Duka tregon sa paguhet Sylvinho te Shqipëria

Sylvinho ka bërë revolucion te Kombëtarja e Shqipërisë.

Trajneri brazilian arriti që nga pozita e parë në grup ta dërgojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian.

Kurse, edhe tani kuqezinjtë po bëjnë paraqitje mjaft të mira.

Por kush dhe si e paguan Sylvinhon si përzgjedhës të kombëtares shqiptare?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka sqaruar këtë situatë.

“Sylvinho ka kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe paguhet nga FSHF. Këto teoritë e tjera nuk janë me vend. Qeveria shqiptare vërtetë i ka akorduar një fond Federatës Shqiptare të Futbollit për vitin 2024, i cili nuk e di nëse është 700 mijë, më shumë apo më pak, por paga dhe bonuset e Sylvinhos dhe të ekipit kombëtar janë shumë miliona euro. Sylvinho ka një marrëdhënie kontraktore vetëm me Federatën e Futbollit dhe paguhet nga Federata e Futbollit. Nuk besoj se ka ndonjë interes të madh kjo punë. Nëse doni të dini edhe fondet që merr FSHF nga qeveria, për vitin 2024 është diku tek 600 – 700 mijë euro”, tha Duka.

Related Articles