Armend Thaqi: Luftuam dhe nuk u dorëzuam pas golit të pranuar

Armend Thaqi: Luftuam dhe nuk u dorëzuam pas golit të pranuar

Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1.

Pas ndeshjes, Armend Thaqi tha se skuadra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në grupe.

“E nisëm keq, por nuk u dorëzuam. Luftuam deri në fund, shënuam katër herë dhe jemi në rrugë të mirë, kemi bë hap të madh drejt grupeve, shpresojë ta mbajmë rezultatin dhe të futemi në grupe”, tha fillimisht Thaqi për SuperSport.

“Është dashtë të marrim rezultat të mirë dhe jemi shumë të kënaqur për këtë fitore. Kemi rezultat shumë të favorshëm, na jep përparësi, do ishte katastrofë e madhe nëse nuk hyjmë në grupe”, përfundoi ai.

Related Articles