Edvin Kuc: Për këtë ndeshje, ia ka vlejtur edhe të vdes, e jo të luaj futboll

Edvin Kuc: Për këtë ndeshje, ia ka vlejtur edhe të vdes, e jo të luaj futboll

Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1.

Pas ndeshjes për SuperSport foli kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc.

Kuc i cili luajti i lënduar u shpreh se për këtë ekip është në gjendje të lë ‘shpirtin’ në fushë.

Urime Kosova, për të gjithë që e duan Ballkanin. Nuk është e lehtë të ndërrohet formacioni, kishim lojtarë të rinj, por prapë kemi treguar karakterin që e kemi. Sinqerisht për këtë grup mundem edhe me ‘vdek’ e jo të luaj futboll, falenderoj stafin që unë munda të vazhdoj lojën”, tha Kuc.

Related Articles