Zemaj konfirmon se është ftuar nga Policia lidhur me vaksinat anti-COVID

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se edhe vetë është kontaktuar nga Policia e Kosovës, pasi gazeta Insjderi raportoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk nënshkroi një marrëveshje që do t’ia siguronte Kosovës 500 mijë vaksina

Zemaj the se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit.

 “Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekret”, është shprehur Zemaj.

Tutje, ai ka thënë se dokumentet nuk kanë qenë të klasifikuara, por ka ekzistuar një lloj dakordimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë farmaceutike, kjo për shkak te raportit me shtetet e tjera.

“Ato nuk kanë qenë të klasifikuara, por është një dakordim deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale. Për shkak të raportit me shtetet tjera”, ka shtuar ai.

Ndërsa për zyrtarët policorë që hynë në zyrat e Insajderit dhe më pas intervistuan drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin, Zemaj tha se ka qenë e panevojshme.

“Ajo turrje ndaj mediave ka qenë e panevojshme”, u shpreh ish ministri gjatë një interviste në televizionin T7.

Related Articles