Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj nuk është lëshuar në deklarata për të treguar se a do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit, nga radhët e kësja partie.
Në një intervistë, Zemaj ka treguar se këto diskutime janë duke u bërë nga subjekti politik dhe se nuk dëshiron të flasë për vetveten.
“Këto janë diskutime të cilat janë duke i bërë subjekti ynë politikë, tash nëse flasim në aspektin kjo është subjektive të flasë për vetveten, është kohë e gjatë që jam pjesë e Kuvendit të Republikës të Kosovës në një afat kohor të shkurtër dhe udhëheqjes të dikasterit qeveritar, ndoshta ka diskutime dhe duhet të ketë diskutime se cili është profili më i mirë i një kandidati për me udhëheqë një komunë respektive, unë besoj që kandidatët të cilët e marrin besimin për me i hy garës zgjedhore duhet ta kenë besimin dhe gatishmërinë mbi të gjitha edhe lidhshmërinë në aspektin ekzekutiv për me udhëheqë në pushtetin lokal”, ka thënë Zemaj për FrontOnline.
I, pyetur se a do të pranojë të jetë kandidat nëse partia ia ofron këtë pozitë, Zemaj përsëri nuk ka dashur të japë ndonjë përgjigje.
“Nuk kam biseduar dmth nuk ka ndonjë temë personale që është bisedu në këtë aspekt dhe nuk kisha pas ndonjë arsye hipotetike që tash të kem një vlerësim sepse tani jam deputet i Repukblikës së Kosovës dhe tani jam i sistemuar në pjesën politike edhe si anëtar i kryesisë së LDK-së, ndoshta do të ishte mundësia më e mirë që të shohim rrethana të tjera respektive që të kemi votë kualitative ose të lartë, për me marrë qoftë Deçanin ose ndonjë komunë tjetër”, ka deklaruar ai.
Sipas kalendarit zgjedhor zgjedhjet komunale pritet të mbahen në shtator ose në tetor të këtij viti.