Armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit drejt fundit, pasi s’ka marrëveshje

Armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit drejt fundit, pasi s’ka marrëveshje

Shpresat për një marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit janë zbehur, pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzoi kundërpropozimin e Teheranit, duke e quajtur atë “mbeturinë”.

Trump deklaroi se armëpushimi i arritur më 7 prill është në gjendje kritike, ndërsa paralajmëroi se situata mbetet shumë e brishtë.

Irani kërkon ndalimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, heqjen e bllokadës detare amerikane, kompensim për dëmet e luftës dhe njohjen e sovranitetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.

Bllokimi i pjesshëm i Hormuzit ka shkaktuar rritje të çmimeve globale të naftës, me naftën Brent që kaloi mbi 104 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, SHBA vendosi sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive që akuzohen se ndihmojnë Iranin në eksportin e naftës drejt Kinës.

Trump pritet të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, ku konflikti me Iranin do të jetë një nga temat kryesore.

Related Articles