Sot deri në mesnatë ka afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Sot deri në mesnatë ka afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

KQZ ka njoftuar se subjektet politike kanë edhe sot afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor.

Afati 11-ditor për subjektet politike do të përfundojë sonte në mesnatë.

KQZ ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Related Articles