Arnautovic i bie pishman, kërkon falje në gjuhën shqipe: “Më falni”

Arnautovic i bie pishman, kërkon falje në gjuhën shqipe: “Më falni”

Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautovic, e ka pranuar se kishte përdorur fjalë fyese ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e “Euro 2020”.

Serbo-austriaku për këtë gjë ai ka kërkuar falje në gjuhën shqipe. Megjithatë, sulmuesi i ka hedhur poshtë akuzat për racizëm gjatë ndeshjes mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kishte disa fjalë të nxehta dje në emocionet e lojës për të cilat do të doja t’u kërkoja falje sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: nuk jam racist. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota. Të gjithë ata që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë”, ka shkruar Arnautovic.

Ishin pikërisht mediat serbe që menjëherë hodhën hipoteza se lojtari austriak iu drejtua shqiptarëve me sharje dhe ofendime.

Related Articles