Arnold Schwarzenegger lutet për vëllezërit Klitschko: Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi

Arnold Schwarzenegger lutet për vëllezërit Klitschko: Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi

Vëllezërit Vitali dhe Wladimiir Klitschko po marrin mbështetje nga mbarë bota.

Ata po lavdërohen për trimërinë e tyre pasi vendosën t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresorin serb, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën.

Ish-kampionët e botës janë të gatshëm për të luftuar në kryeqytetin, Kiev, teksa rusët janë afruar tej mase vendndodhjes së tyre.

Dhe në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.

“Jam duke menduar për ju, miqtë e mi. Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe jeni heronjtë e mi edhe tash”, ka shkruar aktori në “Twitter”.

Ai lutet që vëllezërve Klitschko të mos ju ndodhë më e keqja edhe pse ata kanë thënë se janë të gatshëm të vdesin për atdheun e tyre.

Ish-kampionët e botës i kanë lënë të gjitha privilegjet dhe pasurinë që e kanë, për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve të tyre, të cilët po luftohen padrejtësisht nga rusët.

Related Articles