Presidenti ukrainas e falënderon Shqipërinë

Presidenti ukrainas e falënderon Shqipërinë

Ukraina ka reaguar pasi shumica e shteteve votuan pro rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër agresionit rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar në Twitter shtetet që votuan pro, për rezolutën e cila nuk kaloi pas vetos së Rusisë.

“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter. /Gazeta Enigma/

Related Articles